Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis nuk do ta lërë pa e shfrytëzuar mundësinë e dhënë përmes takimeve që do të mbahen në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, pa ngritur sërish shqetësimin për mbajtjen në burg të Fredi Belerit. Sinjalin për këtë e dha që pas shtrëngimit duarve me Edi Ramën në ceremoninë e pritjes.