Top News-Misteri më i madh ajror në histori / 7 teori të çmendura për MH370, nga rrëmbimi te rrëzimi
04/12/2025 11:15

Ndërsa kërkimi për fluturimin e zhdukur MH370 do të rifillojë, teoritë rreth asaj që i ndodhi avionit të mallkuar po vlojnë përsëri. Një përpjekje "e fundit" do të nisë në fund të muajit dhe do të përpiqet të zgjidhë më në fund misterin më të çuditshëm të aviacionit, me një shpërblim prej 60 milionë dollarësh nëse do të ketë sukses. MH370 u zhduk në ajër gjatë një udhëtimi në vitin 2014 nga Kuala Lumpur në Pekin, dhe ndezi operacionin më të madh të kërkimit në histori. Por nuk pati asnjë sukses. Pasi avioni i madh Boeing 777 me 239 persona në bord u zhduk pa asnjë gjurmë, 11 vite më parë, një mori teorish nxituan të mbushnin boshllëkun informativ. Një prej tyre është teoria e rrëzimit të avionit nga SHBA. Ka nga ata që besojnë se avioni u rrëzua nga forcat ajrore amerikane në një përpjekje për të ndaluar arritjen e teknologjisë sekrete në Kinë. Teoria tjetër flet për një vetëvrasje të pilotit. Është pretenduar në fakt se kapiteni Zaharie Ahmad Shah, mund ta ketë cuar avionin drejt shkëtarrimit pasi kishte probleme personale. Teoria më e cmendur është ajo e rrëmbimit nga UFO-t dhe madje u bë virale në një kohë një video në internet që tregonte një objekt të paidentifikuar që ndiqte një avion. Por klipi nuk u konsiderua asnjëherë i besueshëm. Pas aksidentit, vetëm rreth 33 copë mbetjesh, të konfirmuara ose të konsideruara të mundshme, janë gjetur nga MH370. Ato janë shfaqur në ishujt Reunion, Mauritius, Madagaskar, Tanzani dhe Afrikën e Jugut. Ekspertët thonë se rrymat mund t'i kenë larguar ato nga vendi i supozuar i rrëzimit, në anën tjetër të oqeanit Indian, pranë Australisë Perëndimore. Është folur ndërkohë shumë edhe për një rrëmbim të mundshëm të avionit, nga distanca ose nga bordi. Një teori konspiracioni sugjeron se MH370 mund të jetë rrëmbyer nga një pasagjer. Hetuesit duket se zbuluan edhe një "ngarkesë misterioze" të shtuar në listën e fluturimit pas ngritjes. Një teori e cuditshme sugjeron se diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un qëndron i fshehur pas fatit të avionit. Sipas mbështetësve të kësaj teorie, kim jong un ka urdhëruar rrëmbimin pasi donte që të bënte kërkime për teknologjinë e avionit. Ka edhe një versuion tjetër që sugjeron se avioni është rrëmbyer nga rusia, që sipas disa ekspertëve, kishte mjetet dhe motivin për ta bërë një gjë të tillë. Kremlini, në të njëjtin vit aneksoi krimenë nga ukraina e ndoshta duhej një devijim vëmendjeje.

Top News- Shpërthim në stacionin e trenit në Moskë / Vritet një oficer policie, plagosen dy të tjerë
24/02 11:39
Top Channel/ 43 milionë euro, Polonia refuzon fondet e BE-së për mbrojtjen: “Nuk i duam”!
24/02 11:37
Top News – Nju Jorku ‘varroset’ nën dëborë / ‘Mbyllen’ miliona njerëz në shtëpi, stuhi masive
24/02 11:33
Top Channel/ 10%, hyn në fuqi tarifa globale e Trump-BBC: SHBA ka mbledhur 130 mld dollarë!
24/02 11:29
Top Channel/ Bordi i Paqes me faqe zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës!
24/02 11:27
Top News – Kaos në Meksikë, tym dhe zjarr / 10 mijë trupa në rrugë pas vrasje
24/02 11:20
Top News – Irani, sulme terroriste në Evropë / Nëse Trump sulmon, ‘aleatët’ hakmerren
24/02 10:46
Top Channel/ 4 vjet nga lufta e Ukrainës, Zelensky tregon bunkerin: “Putin nuk ia arriti qëllimit”!
24/02 10:42
Top News – Londra, atentat gjeneralit rus / FSB gjen ‘gjurmë britanike’ në përpjekjen për vrasje
24/02 10:04
Top News- Arrestohet ish-ambasadori, doli në skandalet e dosjes Epstein
23/02 23:00
Top Channel/ Dështojnë sanksionet ndaj Rusisë, BE del huq në 4-vjetorin e luftës
23/02 22:57
Top Channel/ Bora “paralizon” SHBA, anulohen 5.600 fluturime
23/02 22:50
Top Channel/ Nga polic në ‘kokën’ e një prej karteleve më famëkeqe të drogës, kush ishte ‘El Mencho’
23/02 22:46
Top Channel/ Arrestohet ish-ministri britanik Mandelson prej dosjes “Epstein”
23/02 22:37
Top News- Dhunë e kaos në Meksikë, vdekja e bosit të drogës sjell kaos e vrasje masive
23/02 22:14
Top Channel/ Vdekja e bosit të drogës ‘El Mencho’, vriten 25 anëtarë të Gardës Kombëtare
23/02 21:42
Top Channel/ Kaos në Meksikë, eliminohen 25 ushtarë, rrezikohet Botërori
23/02 20:01
Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Konjufca, në krye të dialogut me Serbinë: Procesi i kalon MPJ-së!
23/02 15:23
Top News – Rusia ‘shpall’ fitoren në Ukrainë / Banderolë në ambasadën ruse, proteston Koreja e Jugut
23/02 15:01
DIGITALB DIGITALB