Një pakujdesi me celularin, një makinë e braktisur, por edhe mungesa e kamerave në vendin e krimit, duket se i nxorën zbuluar vëllezërit Ferdinand dhe Pajtim Rrushi. Edhe pse ata pretenduan për një alibi të fortë, lidhur me vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, provat në vendin e ngjarjes, por edhe hetimet që u kryen në disa pista e detaje, bënë të mundur zbulimin e trupit të viktimës, por mbi të gjithë autorësinë.