Rasti I dhunimit të një shtetase nga Kenia ka tronditur jo pak opinionin public. Së fundmi, përfaqësues të Ambasadës së Kenias në Romë janë paraqitur në komisariatin nr 1 të Tiranës për të marrë informacion në lidhje me hetimet për dhunimin e 22-vjeçares. Mësohet se ata kanë takuar shefin e komisariatit për të mësuar detaje dhe nëse janë mbrojtur pozitat e shtetases së tyre.