Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Eldi Hoxha, një person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, ka qenë i pastrehë në vitin 2011, aq sa shteti i ka dhënë familjes së tij një kredi me interes të ulët, prej 3 %. Më pas, me manovra tepër të guximshme dhe me lidhje të forta në politikë apo edhe në gjyqësor, Eldi ka “ngritur” kokë, fillimisht pas një “dhurate” të majme nga xhaxhai i tij. Dokumentet që ka hulumtuar Top Neës tregojnë se Eldi ka marrë një shpërblim prej 43 mijë eurosh nga xhaxhai, një transaksion tepër i dyshimtë, duke ngritur hije të mëdha dyshimi se mund të kemi një pastrim të mundshëm të parave. Më pas, i hetuari nga SPAK për kontrabandën e cigareve, ka blerë një apartament në Tiranë, ka lidhur dhe zgjidhur kontrata, teksa nga këto manovra ka arritur sërish në shifra të majmë.