Top News – Misioni u krye! Roveri ‘në gjumë’ / ’Ambasadori i Indisë në Hënë’, fiket pajisja
03/09/2023 14:26

India ka fikur pajisjen e saj në Hënë - të parën që ka arritur ndonjëherë në polin jugor hënor - pasi ka përfunduar misionin e saj dyjavore duke kryer eksperimente, tha Agjencia Hapësinore e Indisë. Pajisja Pragyan, e nisur me anijen kozmike Chandrayaan-3, është vënë në "gjumë”, mirëpo bateritë vazhdojnë t’i karikohen, tha agjencia përmes një postimi në X. “Shpresojmë për një zgjim të suksesshëm për kryerjen e detyrave në të ardhmen. Përndryshe, do të duhet të qëndrojë përgjithmonë atje si ambasador i Indisë në Hënë”, tha agjencia indiane e hapësirës. Duke zbarkuar në Hënë, India u është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe ish-Bashkimit Sovjetik, si vendet e vetme që kanë arritur atje. Por, ditët e fundit, India ka shkuar edhe më tej, duke zbarkuar në polin jugor, disa ditë pasi Rusia ka dështuar në një përpjekje të ngjashme. Agjencia indiane e hapësirës tha se roveri indian Pragyan ka udhëtuar mbi 100 metra, duke konfirmuar prezencën e sulfurit, hekurit, oksigjenit dhe elementeve tjera në Hënë. Tani India është duke shpresuar edhe për një tjetër mision të suksesshëm, pasi të shtunën nisi një tjetër pajisje drejt Diellit. “Sateliti është i shëndetshëm” dhe është në orbitë të Tokës, tha agjencia të dielën, ndërsa pajisja përgatitet për një udhëtim prej 1.5 milion kilometrash.

Top News- Helmoi qëllimisht 30 pacientë, e pëson ‘Doktor Vdekja’ që hiqej si shpëtimtar
18/12 23:00
Top News- Fermerët i vënë flakën Brukselit/ Protesta masive, ‘jo marrëveshjes me Amerikën e Jugut’
18/12 22:59
Top News- Raketat Oreshnik në Bjellorusi, Rusia zhvendos armët bërthamore drejt kufirit europian
18/12 22:53
Top News- Fermerët e blegtorët gati “të rrahin” sërish policinë, përshkallëzojnë protestat në Greqi
18/12 22:50
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, bisedime të reja SHBA-Rusi në Miami këtë fundjavë
18/12 22:03
Top Channel/ Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm
18/12 22:02
Top Channel/ Kriza e fondeve në Ukrainë, Zelensky paralajmëron udhëheqësit e BE-së: Miratoni kredinë
18/12 22:01
Top Channel/ Protesta në Bruksel, kaos para Parlamentit Europian, fermerët ndezin zjarre e…
18/12 22:00
Top News- Greqia krijon marinën më të fortë në histori, fregata ‘Kimon’ ndryshon Egjeun
18/12 21:03
Top Channel/ Të gjithë sytë nga Belgjika, kundërshton përdorimin e aseteve ruse, Zelenksy: Nuk…
18/12 20:00
Top Channel/ “Trumpi nuk do që ta shohë më Vuçiçin me sy”, analisti serb: Prova, tërheqja e Kushner!
18/12 15:11
Top News – Çmimet Oscar tani në YouTube / Ndryshim i madh në Hollivud, largim nga ABC
18/12 14:39
Top News- 13 për qind taksë për prezervativët / Shkalla e lindjeve ka rënë, Kina merr masën drastike
18/12 14:34
Top News – ‘Janë me të vërtetë nëna të mira’/ Arusha polare adopton një këlysh, habiten shkencëtarët
18/12 14:20
Top News – Rusia paralajmëron Trump për Venezuelën: ‘Mos bëj një gabim fatal’
18/12 14:14
Top News – ‘Para sot apo gjak nesër…’ / BE përballë vendimit kritik për asetet e ngrira ruse
18/12 13:59
Top News – ‘Doktor Vdekja’ në burg përjetë / Helmoi qëllimisht 30 pacientë, dënohet mjeku
18/12 13:58
Top News- Putin dridhet! Asetet ruse në rrezik / Çfarë janë dhe sa vlejnë fondet e ngrira të Rusisë?
18/12 13:35
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë me kaos: Të gjithë aeroportet europiane nisin greva në dhjetor!
18/12 12:17
Top Channel/ Boll me fjalë, kancelarit Merz i soset durimit: T`i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt!
18/12 12:10
DIGITALB DIGITALB