Top News – Mision paqeje në Lindjen e Mesme / Macron në Egjipt, angazhohet për armëpushim në Gaza
07/04/2025 15:36

Presidenti francez, Emmanuel Macron po angazhohet për një armëpushim në luftën e Gazës. Të hënën ai u takua me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe mbretin jordanez Abdullah II. Presidenti francez mbërriti të dielën në mbrëmje për një vizitë në Kajro ndërsa të martën Macron da të udhëtojë pranë Rripit të Gazës. Sipas Pallatit të Elysée-ut, ai planifikon një takim me punonjësit humanitarë në qytetin Al-Arish për të nënvizuar mbështetjen e tij për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit. Arish ndodhet rreth 50 kilometra nga Rripi i Gazës dhe është një pikë e rëndësishme kalimi për dërgimin e ndihmave në territorin palestinez. Ky është takimi i dymbëdhjetë mes Macron dhe al-Sisit, që kur presidenti francez mori detyrën në vitin 2017. Por ky udhëtim konsiderohet veçanërisht i rëndësishëm. "Do të flitet për krizat në rajon, në Siri dhe vendet fqinje të Libisë, Sudanit dhe Izraelit," tha Pallati i Elysée-ut. Ka shpresë po ashtu për një përparim në konfliktin në Lindjen e Mesme, duke pasur parasysh rolin e Francës si një urë lidhëse me botën arabe. Zyrtarisht u tha se tema qendrore është bashkëpunimi ekonomik. Por fokusi i vërtetë është tek lufta në Gaza. Izraeli së fundi e theu armëpushimin e arritur në janar me Hamasin dhe nisi një ofensivë të re në Rripin e Gazës.

Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19