Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe 17 vendeve jo anëtare përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, Britaninë dhe Truqinë, diskutuan të enjten në Pragë të Republikës Çeke sfidat e sigurisë dhe energjisë me të cilat përballet kontinenti që nga agresioni rus në Ukrainë. Takimi shënoi përurimin e Komunitetit Politik Evropian, një nismë e presidentit francez Emmanuel Macron dhe e mbështetur nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe vuri theksin në izolimin e Rusisë.