Liderët botërorë kanë mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, që hyri në fuqi të mërkurën në mëngjes. Armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit do ta mbrojë Izraelin nga kërcënimi i grupit militant të mbështetur nga Irani, Hezbollah, dhe do të krijojë kushtet për një “qetësi të qëndrueshme”, thanë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para hyrjes në fuqi të armëpushimit.