Qeveria ka miratuar këtë të enjte një ligj të ri për turizmin, duke zëvendësuar ligjin e vitit 2015. Ministrja e Turzimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në fjalën e saj tha se ligji i ri erdhi si nevojë sa i takon sektorit të turizmit i cili ka ndryshuar shumë me një dekatë më parë. Kumbaro tregoi se janë marrë një sërë ndryshimesh që lidhen me procedurat burokratike qoftë Ministrinë e Turizmit dhe me agjencitë e varësisë, e cila do të garantojë një konkurrencë të ndershme në treg dhe Tatime.