Mazhorancës I mjaftuan vetëm 5 minuta për të miratuar kryesitë e komiosioneve të përhershme parlamentare. Pas debateve të ndodhura paradite, deputetët e partisë demokratike nuk ishin të pranishëm ndërsa ata të Partisë së Lirisë iu bashkuan seancës. Në votim u hodhën vetëm emrat e kryesisë së komisioneve parlamentare të PS nga radhët e socialistëve, të cilët kaluan me 77 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kunder, Kjo pasi emrat e miratuar në grupin e Partisë Demokratike nuk janë depozituar zyrtarisht e për këtë arsye nuk u hodhën në votim. Ndërkohë më herët gjatë ditës, Kuvendi miratoi dhe rregulloren e rem ndërsa pati debate me opozitën që e kundërshtoi. Në total do të jenë 11 komisione të përhershem, 4 prej tyre do të drejtohen nga pozita dhe pjesa tjetër nga Partia Socialiste.