Pasuria e presidentit rus Vladimir Putin gjithmonë ka krijuar polemika, duke qenë se miqtë dhe njerëzit që e rrethojnë lundrojnë në para dhe renditet në vendet e para të listës së më të pasurve, por e kundërta raportohet për kreun e Kremlinit. Agjensia shtetërore e lajmeve TASS, ka publikuar një dokument të deklarimeve të Putin, ku për vitin 2021 lideri rus ka deklaruar vetëm 123 mijë e 500 dollarë të ardhura, vetëm 2 mijë e 500 dollarë më shumë se në vitin 2020.