Kombëtarja shqiptare bvijon përgatitjet e saj për dy ndeshjet miqësore me Spanjën dhe Gjeorgjinë. Kuqezinjtë që ndodhen në Barcelonë për t'u përballur me 'La Roja' e Luis Enriques, pasditen e së mërkurës zhvilluan seancën e radhës stërvitore. për një pjesë të mirë të kohës, skuadra u përqendrua te ngarkesa fizike për të vijuar më pas punën në aspektin teknik teksa zhvilloi edhe një ndeshje kontrolli me futbollistët që u ndanë në dy grup.