Kryedemokrati Sali Berisha ka kryer homazhe pranë arkmortit të mjekut të njohur shqiptar Isuf Kalo, pasi ky i fundit u nda nga jeta ditë më parë pas një sëmundje të rëndë. Numri një i Selisë blu, shprehu vlerësimet e tij për mjekun Kalo, i cili ka shërbyer deri në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për të cilin tha se ka pasur një miqësi të vjetër.