Vijon të jetë e mbuluar me mister ngjarja e rëndë e së mërkurës në qytetin e Klosit, ku 3 persona humbën jetën ndërsa 2 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë. E ndërsa në fillim u raportua se shkak për ngjarjen ishte një histori dashurie e mohuar mes vajzës 16 vjeçare të autorit të krimit dhe 17 vjeçarit Kenado Shira, detaje të reja kanë dalë pas marrjes së pyetje të adoleshentes.