Ministri serb i investimeve publike, Darko Glisiç pësoi një goditje në tru teksa ishte i ftuar në një emision në televizionin Pink. ngjajra ndodhi papritur, brenda pak sekondave ndërsa ishte duke folur live. ai u ndje keq në një moment dhe nuk mundi dotë t fliste për të vijuar intervistën. menjëherë emisioni u ndërpre dhe stafi kërkoi ndihmën e ambulancës, ku dhe më pas ministri u dërgua me urgjcencë. Sipas raportimeve të mediave serbe, gjendja shëndetësore e Glisiç është e rëndë. Në spital mbërritu menjëherë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili është i njohur për lidhjet e ngushta me Glisiçin, pasi e konsideron si bashkëpunëtorin më të besuar politik. Videoja e incidentit u shpërnda gjerësisht në mediat sociale. Ndërsa reagimet ishin të shumta dhe në radhët e qarqeve politike të Beogradit.