Paralelisht me paradën ushtarake në Moskë, ku të hënën, u shënua Dita e Fitores në Luftën e Dytë Botërore, në Beograd u mbajt një tjetër paradë në mbështetje të Rusisë Serbia dhe Rusia kanë qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë, ishte mesazhi që u përsërit vazhdimisht nga zyrtarët e lartë serbë gjatë manifestimit Duke ecur krah ambasadorit rus në Beograd, Alexander Botsan Kharchenko, ministri serb Nenad Popoviq tha se serbët e fituan luftën kundër nazizmit së bashku me vëllezërit rusë. Bashkë më të, krah ambasadorit rus ishin edhe dy ministra si dhe një sërë këshilltarët të presidentit Aleksandër Vucic.