Teksa Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tentojnë të rikthejnë në dialog kryeministrin e Kosovës Albin Kurtid he presidentin serb Aleksandër Vuçiç, nga Serbia vjen një deklaratë e paprecedentë, që mund të ndikojë në këtë ecuri. Sipas ministrit serb Millosh Vuçeviç, 90% e qytetarëve do të donin të dëgjonin se Serbia refuzon gjithçka nga ai dialog dhe largohet prej tij.