Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se marrëdhëniet dypalëshe midis Federatës Ruse dhe Kinës kanë arritur në nivelin "më të lartë historik", duke shtuar se kjo supozohet të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë botës. Shoigu shprehu këtë konsideratë në një letër urimi për zyrtarët kinezë, që u rizgjodhën në pozitat e tyre, teksa vijnë pikërisht pas lajmit se liderit kinez, Xi Jinping do të bëjë një vizitë zyrtare në Moskë, për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.