Ministri i brendshëm Bledi Çuçi, ka zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nano, drejtuesit e lartë të Policisë së shtetit dhe shefat e komisariateve, të cilëve u ka caktuar objektivat e vitit 2022 dhe u ka bërë apel të kenë zero tolerancë ndaj presioneve politike për të mbyllur sytë. Lufta kundër kultivimit të kanabisit në terrirotrin shqiptar është prioriteti i policisë së shtetit përgjatë vitit 2022. Lidhur me këtë çështje, Çuçci është shprehur se efektivët që do të mbyllin sytë përpara kultivimit të kanabisit do të shkatërrojnë karrierën e tyre policore.