Ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab pritet t`i thotë vendit të enjten se bllokimi nga koronavirusi do të zgjasë të paktën deri në 7 maj. Raab, i cili po drejton përkohësisht ekzekutivin deri në shërimin e plotë dhe rikthimin në punë të Boris Johnsonit, do të pohojë se britanikëve u duhen edhe tre javë karantinë. Raab pritet ta diskutojë këtë çështje, sipas Times, gjatë një takimi me krerë të administratës ku dhe do të kërkojë përcaktimin e një afati te qarte kohor.