Prokuroria e Dibrës ka nisur hetimet për aksidentin e rëndë të ndodhur një ditë më parë në një nga minierat private që operon në zonën “D” të Bulqizës, ku humbi jetën një ndihmës armator. Në kuadër të hetimeve, Policia e Bulqizës ka arrestuar në flagrancë pesë pjesëtarë të stafit teknik të subjektit minerar, të cilët dyshohet se nuk kanë respektuar detyrimet ligjore për garantimin e kushteve të sigurisë në punë. Të arrestuarit janë Njazi Përkola, Besnik Çupi, Ferit Truka, Edmond Xhafa dhe Ervis Kadiu.