Një mbledhje maratonë dhe e tensionuar ishte ajo e Kryesisë së PD zyrtare, çka u tregua edhe pas vendimit të një pjese të deputetëve, pjesë e Kryesisë, të braktisnin mbledhjen. Menjëherë pas kësaj, këta deputetë, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, njëherësh kryetar i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, janë gjendur përballë dhunës verbale, presioneve dhe kërcënimeve nga militantë të ish-kryetarit të PD Lulzim Basha.