Autoritetet italiane thonë se kanë përgjuar dhe ndjekur me metoda speciale prej të paktën pesë vitesh aktivitetin e grupit të strukturuar kriminal shqiptar që operonte nga Amerika Latinë dhe në Europë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me prokurorët e SPAK, prokurorët e DIA-s italiane thanë se kanë provuar gjithë skemën e trafikut dhe shpërndarjes së drogës, kryesisht kokainë që merrej nga Amerika Latine, si dhe rrjetin e transportit përmes linjave të transportit të pasagjerëve dhe mallrave të parave cash të përfituara nga ky aktivitet për në Shqipëri.