Në ditët e fundit të Presidencës së Ilir Metës, gazeta më e madhe austriake, Kronen Zeitung publikonte një artikull ku e konsideronte atë si thelbësisht të korruptuar. Artikulli i gazetës austriake nuk buronte nga hiçi. Të dhënat që pasqyroi ajo për lobimin e LSI-së në Uashington janë të depozituara Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe mund të aksesohen lehtësisht online në faqen zyrtare të saj.