Jack Dorsey, themelues i rrjetit social Twitter, tha se do të dhurojë një miliard dollarë për të ndihmuar trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Dorsey tha se donacioni paraqet rreth 28 për qind të pasurisë së tij. Ai e bëri njoftimin në Twitter, duke thënë se “nevojat janë gjithnjë e më urgjente”. Dorsey nuk tregoi saktësisht se ku do të dërgohen fondet.