Miley Cyrus ka treguar ngjyrën e re të flokëve me një postim në Instagram duke habitur fansat me ndyshimin drastik në pamje. Ajo ka uruar drejtorin e ri kreativ të Guccit, teksa në urimin e saj për koleksionin debutues të Sabat De Sarno, këngëtarja dhe aktorja ka treguar flokët e ngjyrosura në një nuancë kafe të errët. 30-vjeçarja ka shpërndarë tri fotografi, në të cilat ka pozuar me një pallto të zezë teksa mban në dorë një nga çantat ikonike të shtëpisë së modës Horsebit.