Rustem Umerov është zyrtarisht Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, pasi emërimi i tij u miratua edhe në parlamentin e vendit këtë të mërkurë. Umerov është një anëtar kryesor i komunitetit tatar të Krimesë, i cili ka përfaqësuar vendin e tij në negociatat me Rusinë, por ai ka edhe një lidhje speciale me Shqipërinë dhe cilësohet pa frikë si një mik i shqiptarëve.