Mijëra qytetarë turq kanë zbarkuar në Selanik për të shënuar përvjetorin e vdekjes së Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës së Turqisë, i cili vdiq më 10 nëntor 1938. Që në orët e para, turqit me flamuj në duar, u rreshtuan jashtë shtëpisë ku lindi Ataturku rreth vitit 1881, e cila tani është shndërruar në muze. “Ne donim ta festonim këtë ditë dhe donim të tregonim edhe respektin tonë… Ne e duam Ataturkun. Ajo që kemi është për shkak të tij”, tha një prej turqve të pranishëm.