13915 euro janë sekuestruar në Rinas, teksa poseduesi I tyre është proceduar penalisht. Kontrollet në pikat kufitare sa vijnë e bëhen më intensive, madje duke sjellë rezultat. Ajo çka bie në sy është numri i lartë I personave të cilët nuk deklarojnë paratë në kufi. Së fundmi, policia njofton se është proceduar një 47-vjeçar me origjinë nga Maroku, por banues në Belgjikë.