Një 39-vjeçar nga Polonia po hetohet në gjendje të lirë pasi tentoi të fuste në Shqipëri nëpërmjet pikës doganore të Muriqanit 38 mijë euro të padeklaruara. Shtetasit polak 30 mijë euro iu gjetën të fshehura në trup nga kontrolli fizik dhe 8 mijë të tjera në çantën e dorës.