Kryetari I partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u është drejtuar përmes një letre disa liderëve botërorë dhe personaliteteve ndërkombëtare, ku në fokus të saj nënvizohej situata politike në Maqedoninë e Veriut. Ne letrën drejtuar edhe presidentit të SHBA, Donald Trump, Ahmeti thekson përkushtimin e vazhdueshëm të BDI-së ndaj zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ndërtimit të një shteti demokratik dhe multietnik, si dhe integrimit euroatlantik të vendit. Kreu I BDI, më tej në letër shpreh shqetësimin për zhvillimet e fundit politike që prekin këto arritje, përfshirë heqjen e mekanizmit të balancuesit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të komuniteteve, sfidat në funksionimin e institucioneve që zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe iniciativat për minimin dhe kontestimin e këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese.