Pas tubimeve masive në të cilat u panë edhe protestues të armatosur, ata që janë zemëruar nga masat kufizuese anti virus në shtetin amerikan të Miciganit kanë nisur tashmë operacionin ‘prerja e flokëve”. Berberët, të armatosur me gërshërë janë mbledhur para godinës së qeverisë lokale, duke evituar madje edhe maskat mbrojtëse dhe distancën sociale, duke performuar atje prerje flokësh. Karriget dezinfektoheshin pas cdo prerjeje.