Neymar dhe Bruna Biancardi do të bëhen prindër. Ylli brazilian i futbollit dhe e dashura e tij modele kanë njoftuar se janë në pritje të një fëmije së bashku. Çifti e zbuloi lajmin me një postim të përbashkët në faqet e tyre në Instagram, ku në foto duket barku I rrumbullakosur i Bruna Biancardit. “Ne ëndërrojmë për jetën tënde dhe po planifikojmë ardhjen tënde në jetë duke e ditur se lindja do ta kompletojë e bëjë më të lumtur jetën tonë”-shkruhet në postimin e tyre.