Kryeministri Edi Rama uroi Roberta Metsolën për rizgjedhjen e saj si presidente të Parlamentit Europian. Për Ramën rikonfimrimi I besimit nga shtëpia evropiane e Demokracisë me një votim të jashtëzakonshëm prej 562 votash është një dëshmi e lidershipit të besueshëm të Metsolës, energjisë dhe vizionit të saj në krye të një prej institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian.