Qytetarët ukrainasi kanë lexuar me ankth titujt e gazetave gjatë muajve të fundit, duke shpallur kërcënimin e luftës që kanoset mbi ta. Ndërkohë që Rusia ka grumbulluar gati 130 mijë trupa në kufi, asutoritetet lokale po verifikojnë kapacitetet e tyre emergjente dhe testojnë sistemet e paralajmërimit. Muajin e kaluar, autoritetet e qytetit të Kievit dhe Shërbimi Shtetëror i Emergjencave kontrolluan gjendjen e vendeve të kryeqytetit të përcaktuara si vendstrehime për mbrojtjen nga bombat dhe përditësuan hartën e tyre në faqen zyrtare të qytetit të Kievit.