Mimoza Kaçi do të drejtojë Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare deri në vitin 2025 duke pasuar në detyrë Ervin Meten pas emërimit të tij si ministër i financave dhe ekonomisë. Qeveria i ka propozuar këtë emër Kuvendit, i cili pritet ta miratojë me shumicë votash. Mimoza Kaçi mbante detyrën e anëtares së Bordit dhe nëndrejtoreshës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Sipas vendimit të Këshillit të Minsitrave, propozohet që ajo të emërohet në funksionin e drejtorit të Pëgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit, për periudhën e mbetur të mandatit si anëtare e bordit.