Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në mbledhjen e përgjithshme vjetore të Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë. Ministri theksoi se fryma e bashkëpunimit dhe dialogu mes biznesit dhe qeverisë mbeten elementë të rëndësishëm në përpjekjen e përbashkët për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së të bërit biznes në vendin tonë.