Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit detaje nga zhvillimet para dhe pas 21 janarit. Meta përsërit qëndrimin e hershëm se protesta që la katër protestues të vrarë në bulevard ishte inskenim ndaj tij dhe pjesë e një skenari më të gjerë për të marrë pushtetin duke përdorur elementët kriminalë.