Një ditë pas seancës maratonë të marrjes në pyetje të Monika Kryemadhit, në dyert e SPAK u paraqit bashkëshorti i saj, Ilir Meta. META – PO SHKOJ TË TAKOJ DUMDUMANIN Ish-Presidenti nuk dha më shumë detaje se përse ishte thirrur. Por, një ditë më parë, Monika Kryemadhi pranoi se prokurorët e posaçëm kishin nisur një hetim pasuror ndaj çiftit në dosjen për çështjen e lobimit në SHBA.