Presidenti Ilir Meta ka reaguar për raportin e fundit të Departametit Amerikan të Shtetit për përkeqësimin e klimës së biznesit. Kreu i shtetit i ka quajtur tronditëse konkluzionet e raportit të DASH. Sipas Metës në vendin tonë është krijuar një klimë mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj, kur PPP-të dhe tenderat janë përqëndruar vetëm në një grusht oligarkësh, në kushtet e tentativave për amnisti fiskale korruptive, si dhe të mungesës së transparencës në sistemin e prokurimeve.