Meta, e cila zotëron Facebook, Instagram dhe ËhatsApp, ka njoftuar planet për të shkurtuar 10,000 vende pune. Kjo do të jetë vala e dytë e largimeve masive nga gjiganti i teknologjisë, i cili pushoi nga puna 11,000 punonjës nëntorin e kaluar. Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg tha se vendimi për shkurtimet do të ishte I vështirë, por vjen për shkak të rënies së të ardhurave, krahasuar me nëj vit më parë.