Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nuk ka shënuar emrin e kryetarit në fletën e votimit për këshillat bashkiakë. Ky detaj përshkallëzoi debatin në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Sefa e konsideroi precedent të rrezikshëm, miratimin e një flete votimi pa emrin e Ilir Metës si drejtues të subjektit zgjedhor ‘Bashkë Fitojmë’.