Protesta e parë e Partisë së Lirisë do të mbahet më 13 shtator në orën 18:00 tek Inceneratori i Tiranës. Ishte kreu I kësaj partie Ilir Meta, ai që njoftoi protestën e parë të kësaj force politike, që prej marrjes së drejtimit të saj. Meta e quajti vendin e protestës së thirrur nga Partia e Lirisë si kryeveprën e korrupsionit të qeverisë, ndërsa ftoi qytetarët që të marrin pjesë. I pyetur nga gazetarët se përse u zgjodh inceneratori i Tiranës për të nisur protestat, Meta tha se në çdo aferë është i përfshirë kryeministri Edi Rama