Në një kohë kur Gjykata Kushtetuese përcolli për opinion në Komisionin e Venecias çështjen e shoqatës së së bashkive për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale. Ai thotë se në ato zgjedhje shqiptarëve ju mohua e drejta thelbësore e Kushtetutës, ajo për të zgjedhur. “Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.