Në prag të festave të fundvitit, kreu i shtetit Ilir Meta, ka lënë zyrën e presidencës për të pushuar në atraksionet turistike të vendit. Në postimin e tij në facebook, Meta ka ndarë momente nga vizita e tij në jug të Përmetit duke vizituar kishën e Leusës, ku ka ndezur dhe një qiri në këtë objekt të kultit.