Top News – Meta-Mos u shqetësoni nga toni i zërit tim/ Kjo bandë kërkon të nënshtrojë institucionet
17/03/2021 15:55

Presidenti Ilir Meta i është rikthyer edhe një herë incidentit të para pak ditëve të ndodhur në zyrtar e FRD-së. Gjatë një komunikimi me mediat kreu i shtetit tha se problematika të tilla zgjidhen me marrëveshje mes palëve dhe nuk zgjidhet me dhunë. Sipas tij që të ushtrosh dhunë në sy të presidentit tregon se kemi të bëjmë me një bandë që kërkon të nënshtrojë çdo institucion. “Mos u shqetësoni nga tonet e mia të ashpra se janë propagandë për të fshehur kapjen totale të shtetit, nëse do të funksiononte shteti, ata që promovuan dhunë ndaj partisë si FRD, sot do të ishin marrë në ndjekje penale për shpërdorim detyre. Në një vend ku funksionon shteti it ë drejtës, zgjidhet me marrëveshje, ose në gjykatë sikurse ishte e përcaktuar vendi i gjykatës për një çështje të tillë. Të ushtrosh dhunë edhe në sy të presidentit tregon se kemi të bëjmë me një bandë që kërkon të nënshtrojë çdo institucion. Presidenca një kala e pakalueshme e demokracisë. Duhet të keni të qartë që falë qëndresës së presidentit dhe popullit heroik të 2 marsit që është trefishuar do të rivendoset demokracia” Sa i takon akuzave të kryeministrit Edi Rama se opozita dhe Presidenti duan të kapin reformën në drejtësi, merta tha se kjo reformë s’mund të jetë më e kapur se sa është tani. Ai mori si shembull dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, për të cilat tha se nga peshkaqenët u kalua tek ca cironka. “Si mund të jetë më e kapur se sa është e kapur reforma në drejtësi. Si mund të jetë më tepër se sa kaq. Vetëm rasti që përmendëm pak më parë. Ka ndonjë ndjekje penale për ta. Kush i del për zot letrës së Bakallit. Së dyti, ju e shikoni si u katandisën dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, nga peshkaqenët që ishin që i ka parë gjithë botë, të cilët janë akoma në listat për deputetë kalohet tek ca cironka. Njësoj si me çështjen e drogës, në vend që të vihen para përgjegjësisë ata që pastrojnë lekët e drogës, kapen ata për 2-3 gram kanabis” I pyetur nga gazetarët për planin e tij për mbrojtjen e votës së lire, Meta tha se do njiheni në vijim me përmbajtjen, duke kërkuar që të gjithë të mbajnë duart larg nga votat. “Se ç’përmban ky plan do të njiheni në ditët në vijim. Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot pavarësisht bindjeve partiake është 100% dakord me Presidentin e Republikës që nuk duhet të vihet më dorë mbi votën sepse prandaj jemi në këtë situatë kaq të rëndë, që udhëheqim në nivel botëror për shpopullimin e vendit, pikërisht se niveli i lirisë së zgjedhjeve është katandisur në këtë situatë që e dini ju dhe që e di gjithë bota. Është një kusht i pakapërcueshëm nga BE për çeljen e negociatave. Të gjithë të mbajnë duart larg nga votat, të kontribuojnë për një fushatë civile dhe europiane, të gjithë të paraqesin alternativat e tyre”, Kreu i shtetit i bëri këto deklarata gjatë një pronovcimi me aktivistët e lëvizjes Eco Albania në mbështetje të nismës së tyre për mbrojtjen e lumit Vjosa.

Top Channel/ Igli Hasani: Rajoni, jo periferi e Europës! Integrimi, pjesë thelbësore
12/07 19:34
Top News- Inspektorët e pezulluar të AKU vënë sërish gjoba/ Rama i ashpër ndaj kryebashkiakëve
11/07 23:00
Top News- ‘I shoh shumë të lodhur’, Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve: S’jam për humor
11/07 22:30
Top News- ‘Domatja e gështenja nuk kanë parti’/ Rama thumbon kryebashkiakët demokratë
11/07 22:00
Top News- Rama paralajmëron tregtarët e qumështit: Kujdes do sekuestrojmë gjithçka
11/07 21:30
Top News- ‘Ça ke! Me ty e kam…’ Rama shqetësohet nga kryebashkiakja gjatë takimit
11/07 21:00
Top News – ‘Shembull pisllëku…’. Rama tregon pse zgjodhi demokratin te Kadastra e Vlorës
11/07 20:10
Top Channel/ Shkarkimet, Bashkiakët e PD kundër Ramës: Nuk marrim urdhra politikë
11/07 19:56
Top Channel/ Gjeli replikon me Ramën! Prokurorja reagon për ndërtimet e Thethit, i kthehet kryeministri
11/07 19:55
Top Channel/ Manja, kritika prokurores: Elsa Gjeli nuk bëri asnjë investigim, hetim disiplinor
11/07 19:53
Top News- Berisha kundër Ramës për shkarkimet/ “Një akt i rëndë antikushtetues, shkelje e hapur”
11/07 18:04
Top Channel/Rama batuta në Durrës: Ata të rrinë në buzë të liqenkës ti qajnë hallin koranin
11/07 17:32
Top Channel/’S’do të ketë më shishe qumështi pa fature’,Rama: Nga e hëna do bllokojmë çdo…
11/07 17:06
Top News- Rama ultimatum shkarkimesh, ikin të gjithë drejtuesit e njësive administrative
11/07 16:55
Top Channel/ “Demokrat, por të mirat duhet me t’i thënë”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës
11/07 15:57
Top Channel/ Rama ‘dush të ftohtë’ Dredhës: Ik paguaj topograf, mos ia jep lekët TV privat të Vlorës
11/07 15:53
Top Channel/ “Ku është Flamuri”? Rama debaton me kryebashkiakun e Gjirokastrës për legalizimet
11/07 15:51
Top Channel/ “Zero je, demokrat komplet”, Rama përplaset me kryebashkiakun e Kavajës
11/07 15:49
Top Channel/ Berisha: Rama shkel Kushtetutën! Mori kompetencat e pushtetit vendor
11/07 15:12
Top Channel/ Rama ‘shpërthen’ ndaj bashkiakëve, urdhëron shkarkimin e të gjithë administratorëve
11/07 15:08