Presidenti Ilir Meta ka mbështetur sërish protestat që po zhvillohen nga grupe të rinjsh në këto ditë, pavarësisht se ato kanë precipituar në dhunë. Duke bërë një analogji me lëvizjen e të rinjve në vitet 90 kundër regjimit komunist, Meta ka deklaruar se vendit i duhet një ndryshim i fortë dhe i madh dhe këtë sipas tij mund ta bëjë vetëm rinia.