Ilir Meta ashpërsoi gjuhën ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Duke i kujtuar lidhjet fisnore me Nuredin Dumanin, vrasësin me pagesë që ka rrëfyer krimet në SPAK, kryetari i Partisë së Lirisë e konsideroi Altin Dumanin gjithashtu vrasës, por të pluralizmit. META - Vrasës I suksesshëm I pluralizmit politik në shqipëri, përmes kapjes së ndonjë laraske apo sufllaqexhiu nga partia e lirisë. Është këtu kështjellë e pamposhtur e pluralizmit politik. Është gatshme t’I tregojë vendin kujtdo që kujton se me kushëririn e nuredinit mund të marrë drejtimin e lirisë.