Prokuroria e Posaçme ka marrë për bazë kërkesën e Ilir Metës për t’u pyetur në lidhje me ngjarjet e 21 janarit dhe ka vendosur ta thërrasë për ta pyetur Presidentin e Partisë së Lirisë dhe ish presidentin e republikës ditën e enjte në orën 10:00. Tre javë më parë, përmes avokatëve të tij, Ilir Meta depozitoi një kërkesë në SPAK për t’u marrë në pyetje në lidhje me këto dosje, duke pretenduar se si protagonist në qeveri i asaj kohe ka përgjigje për të dhënë mbi rrethanat e ngjarjes.